23 Dhjetor 2024

Bie prodhimi industrial në Turqi

Ankara, 9 tetor - Pas një kohe të gjatë prodhimi industrial ka shënuar rënie. Në muajin gusht prodhimi industrial pësoi një rënie 1,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi shifrat e prodhimit industrial për muajin gusht.

Sipas të dhënave në muajin gusht indeksi i prodhimit industrial ka rënë me 1,5% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Kurse në nënsektorët industrialë rritja u shënua përkatësisht: indeksi i minierave dhe guroreve u rrit me 0,4%; indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar u rrit me 4,5%.

Indeksi i sektorit të prodhimit industrial shënoi një rënie në nivelin 2,6%.

I llogaritur pa marrë parasysh ndikimet kalendarike në muajin gusht indeksi shënoi një rritje 1,2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Kurse i llogaritur pa marrë parasysh ndikimet sezonale dhe kalendarike bashkë prodhimi industrial ra me 2,3% në krahasim me muajin korrik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)