Bie prodhimi industrial në Spanjë
Madrid, 13 janar - Të dhënat e reja zyrtare tregojnë se prodhimi industrial i Spanjës ka rënë në nëntor të vitit të kaluar dhe ky vend vazhdon të përballet me probleme ekonomike.
Sipas shifrave të publikuara nga Instituti i Statistikave Kombëtare të premten, prodhimi nga fabrikat, minierat dhe shërbimet ka rënë për 7.2 për qind nga ajo që ishte një vit më parë.
Spanja është goditur nga një rënie globale financiare dhe ky vend është duke u përballur me një recesion tejet të lartë.
Statistikat tregojnë se në Spanjë kemi një rritje të dukshëm të papunësisë e cila aktualisht qëndron në 25 %.
Ekonomistët, megjithatë, thonë se do të jetë tepër e vështirë të ndodh një rimëkëmbje ekonomike e vendit. Evropa u zhyt në krizën financiare në fillim të vitit 2008.