Bie prodhimi industrial në Eurozonë
Bruksel, 15 nëntor - Nga të dhënat e publikuara të hënën nga EUROSTAT-i del se në shtator në Eurozonë prodhimi industrial u ul 2.0 për qind në krahasim me gushtin, ndërsa prodhimi industrial i 27 vendeve të BE-së ra me 1.3 për qind.
Megjithatë, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, si në Eurozonë, ashtu edhe në BE, prodhimi industrial pati një rritje me 2.2 për qind.
Ndër vendet anëtare të BE-së, rritja më e shpejtë u vërejt në Sllovaki, ndërsa Estonia njohu rënien më të madhe.