Bie prodhimi i naftës për 300 mijë fuçi në Arabinë Saudite
Riad, 11 gusht - Burimet industriale kanë bërë të ditur lajmin mbi rënien e prodhimit të 300 mijë fuçie nafte në muajin korrik në Arabinë Saudite.
Sipas Reuters, burimet industriale ditën e enjte kanë deklaruar se prodhimi i naftës bruto në Arabinë Saudite ka pësuar rënie në muajin korrik në krahasim me një muaj më parë me rënien ditore rreth 300 mijë fuçi duke rënë në 9 milion e 800 mijë fuçi nafte në ditë.