24 Dhjetor 2024

Beogradi nënshkruan marrëveshje në emër të “Trepçës”

Prishtinë, 17 maj - Mediat e Beogradit njoftojnë për “nënshkrimin” e një marrëveshjeje bashkëpunimi “afarist e teknik” midis konsorciomit amerikan New Generation Power (NGP) dhe kombinatit “Trepça”. Në njoftim thuhet se në bazë të kësaj marrëveshjeje do të hartohet edhe studimi i fizibilitetit për investime në Trepçë.

Sipas agjencisë së lajmeve B92, në emër të “Trepçës” nënshkrimin e marrëveshjes e ka bërë ministri i Rezurseve Natyrore dhe Minierave të Serbisë, Millan Baçeviq,

Baçeviq citohet të ketë thënë se nënshkrimi i kësaj marëveshjeje “do të mundësojë rritjen e vëllimit të prodhimit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe shtimin e investimeve në kombinatin Trepça”,

“Ardhja e një konsorciomi të tillë në veri të Kosovës e Metohisë e përmirëson dukshëm edhe pozitën e serbëve në bisedimet politike me Prishtinën”, citohet të ketë thënë Baçeviq.

Ndërkaq, kryetari i konsorciumit NGP, Çirivaxhi Katurija, citohet të ketë thënë se ky konsorcium “planifikon të sjellë teknologji të re dhe të shfrytëzojë në tërësi kapacitetet” e kombinatit Trepça.

Sipas agjencisë B92, Katurija ka thënë se me ndihmën e Departamentit amerikan të Shtetit do të bisedojë me autoritetet e Kosovës edhe mbi mundësitë e investimeve në “pjesën jugore të Trepçës”.

\"Ekziston ideja që NGP të ndërtojë marrëdhënie partneriteti publiko privat për Trepçën, sipas së cilës Qeveria e Serbisë dhe Kosovë do të jenë aksionarët kryesorë të këtij kombinati”, citohet të ketë thënë kryetari i konsorciumit NGP, Çirivaxhi Katurija. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)