Bentley shpalos makinën e re Flying Spur
Londër, 22 shkurt - Prodhuesi britanik i Bentley Motors Limited planifikon të prezantojë makinën e re të serive Flying Spur në Panarin e Automobilave në Gjenevë. Flying Spur përfshin shumë lehtësira për pasagjerët mbrapa.
Për ata që mërziten nga udhëtimet, Bentley ka menduar duke vendosur ekrane 10 inç për secilin pasagjer. Për të kontrolluar funksionet, kompania ofron një kontrollor me ekran me prekje.
Njësia Bentley Connectivity është një pikë lidhëse për uajrles (wireless), duke iu mundësuar pasagjerëve lidhjen e pajisjeve të tyre me internetin.