Bentley prodhon makinën e parë 4×4
Detroid, 24 korrik - Kompania e prodhimit të makinave Bentley pritet të prodhojë makinën e saj të parë 4×4.
Me motorin e saj me 570 kuaj fuqi, makina 4×4 do të jetë më e fuqishme se Mercedes-Benz AMG, si dhe Porsche Cayenne Turbo S, të cilat kanë motor me 550 kuaj fuqi.
Sipas drejtuesve të kompanisë reagimi i konsumatorëve për një makinë 4×4 ka qenë i lartë dhe kompania sdo të kursejë asgjë në automjet të ri, duke krijuar mbi 1000 vende pune. Makina pritet të dalë në treg në vitin 2016.