BE, rritja e çmimit të gazit arriti maksimumin
Bruksel, 19 nëntor - Në vendet e Bashkimit Europian (BE) çmimet e gazit u rritën deri në maksimumin e 7-mujorit për shkak të pritjeve të ardhjes së motit të ftohtë në Europën Perëndimore dhe Europën Qendrore në ditët e ardhshme.
Në tregun holandez të gazit /Dutch TTF/ ankandi filloi sot me çmimin 28.38 euro për megavat-orë.
"Kërkesa për gaz në Europë po rritet jo vetëm për shkak të kushteve të motit, - tha njëri nga tregtarët. - Pjesëmarrësit e tregut janë të shqetësuar nga ngjarjet në Libi, për shkak të të cilave punon me ndërprerje gazsjellësi "Rryma e Gjelbër" që e dërgon gazin në Itali."
"Gjatë ditëve të fundit nervozizmi është rritur për shkak të ndërprerjeve të mundshme të gazit rus që kalon tranzit përmes Ukrainës në Evropë".