BE kërkon marrëveshje për gazin e lëngshëm me ShBA-në
Bruksel, 13 mars - Bashkimi Europian është duke u përpjekur të bindë Shtetet e Bashkuara për të zgjeruar eksportet e gazit natyror në Europë, si pjesë e një pakti të tregtisë transatlantike.
Komisioneri i tregtisë i BE-së, Karel De Gucht thotë se situata në Ukrainë e ka nxjerrë Europën në një pozicion të rrezikshëm, kur bie fjala për importin e energjisë.
Në mes të raundit të tanishëm të bisedimeve të tregtisë në Bruksel këtë javë, negociatorët e BE-së kanë nxitur homologët e tyre amerikanë për të lehtësuar eksportin e gazit natyror drejt Bashkimin Europian.
Megjithatë, progresi ka qenë i ngadaltë për shkak të shqetësimeve të ndryshimit të çmimeve në tregun e brendshëm të ShBA-së.