BE gjobit prodhuesin e procesorëve Qualcomm me 997 milionë euro
Bruksel, 26 janar - Prodhuesi i procesorëve Qualcomm është gjobitur nga Bashkimi Europian me 997 milionë euro ose mbi 1.2 miliardë dollarë amerikanë, për abuzimin me rolin dominues në tregu.
Komisioni Europian tha se Qualcomm-i ka paguar konsumatorin e tij kyç, kompaninë Apple, për të ndaluar shitjen e procesorëve nga rivalët për 5 vjet.
Komisionerja e BE-së për Konkurrencën, Margrethe Vestager, tha se nga viti 2011 deri në vitin 2016, Qualcomm-i i pagoi Apple-it miliona dollarë amerikanë, për ta ndaluar që të blejë procesorë nga rivalët e tij.
Procesorët e prodhuar nga Qualcomm përdoren gjerësisht për prodhimin e pajisjeve të tilla si iPhone dhe iPad.
Qualicomm-i e kundërshtoi këtë vendim dhe njoftoi se do t'i drejtohet Gjykatës së Përgjithshme të BE-së.
Qualcomm është prodhuesi më i madh në botë i procesorëve për smartfone dhe kompjutera tabletë.