25 Dhjetor 2024

BE do të shkëpus varësinë nga gazi i Rusisë

Bruksel, 13 mars - Në bazë të tekstit të deklaratës së takimit të krerëve të vendeve të BE i cili do të zhvillohet nga 20 deri 21 Mars në Bruksel, Këshilli i Evropës do të theksojë mbi përpjekjet për uljen e varësisë së këtij Unioni nga importi i gazit dhe sidomos gazit të Rusisë.

Duke marrë parasysh shtimin e tensioneve mes Rusisë dhe perëndimit për shkak të çështjes së Ukrainës si dhe paraqitjen e çështjes së zbatimit të masave ndëshkuese të BE kundër Rusisë, aktualisht krerët e BE janë të shqetësuar nga ky fakt se Rusia e cila siguron mbi 40% të gazit të nevojshme për shtetet anëtare të BE, do t’i kundërpërgjigjet masave ndëshkuese ekonomike të BE dhe eksportin e gazit do ta përdorë si armë ekonomike rreth kësaj çështje.

Kjo është në kohën kur deri para krijimit të krizës në Ukrainë dhe shfaqjes së mosmarrëveshjeve mes BE dhe Rusisë rreth çështjes së Ukrainës, të dyja palët kanë bërë disa hapa të caktuar për zgjerimin e bashkëpunimeve në fushën e energjisë.

Në kuadër të kësaj, Ministria e Energjisë së Rusisë dhe Komisioni Evropian patën vendosur që këtë vit të nënshkruanin një kontratë me titull “Skenari universal”, në bazë të së cilit Rusia dhe BE për zgjerimin e sektorit të gazit do të bashkëpunojnë deri në vitin 2030.

Për këtë qëllim Rusia dhe BE duhej të organizonin një takim ekskluziv në lidhje me zhvillimin e sektorit të gazit gjatë muajit Shkurt 2014 në Bruksel.

Kjo është në kohën kur Rusia në bazë të strategjisë së saj për eksportin e energjisë në Evropë, këtë vit ka parashikuar krijimin e dy linjave të reja të gazsjellësit do të thotë linjën veriore dhe linjën jugore.

Qëllimi i ndërtimit të këtyre dy linjave të reja të gazsjellësit ka qenë ulja e varësisë së Rusisë nga Ukrainë për eksportin e gazit në Evropë.

Rusia më parë 80% të gazit të saj e eksportonte në Evropë nëpërmjet korridorit të Ukrainës, mirëpo përgjatë viteve të fundit e ka ulë me shpejtësi këtë nivel të varësisë nga Ukraina dhe aktualisht 60% të gazit e eksporton nëpërmjet këtij korridori.

Linja jugore e gazsjellësit të Rusisë e cila do të vazhdojë deri në Evropën Perëndimore, për Evropën ka një rëndësi shumë të madhe strategjike dhe deri në vitin 2015 pritet që të lëshohen në funksion fazat e para të saj.

Pavarësisht investimeve të disa miliardë dollarëve të Rusisë në këtë projekt, po duket se e ardhmja e bashkëpunimit të Rusisë dhe BE në lidhje me eksportin e gazit nuk është shumë e qartë. Këtë paqartësi aktualisht e ka forcuar edhe teksti i deklaratës së takimit të krerëve të BE për uljen e varësisë së këtij unioni nga gazi i Rusisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)