BE dhe Rusi bisedojnë për gazin
Bruksel, 15 gusht - Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso zhvilloi të enjten një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë së cilës ranë dakord për nisjen e bisedimeve rreth situatës në Ukrainë dhe çështjen e gazit natyrore.
Sipas deklaratës së publikuar nga Komisioni Evropian, Barroso dhe Putin biseduan për çtensionimin e situatës në Ukrainë.
Ndërkohë njoftohet se Rusia, Ukraina dhe BE-ja kanë gjetur gjuhën e përbashkët për konsultime mbi çështjen e zbatimit të marrëveshjes së gazit natyror.
Pritet që plani për konsultimet tripalëshe të diskutohet në rrugë diplomatike.