Bashkohet Pezho dhe Citroen
Paris, 20 shkurt - Kryeministri francez Jean Marc Ayrault deklaroi të mërkurën se rigrupimi i kompanisë së famshme të automjeteve Pezho-Citroen është një strategji e madhe për zhvillimin e këtij grupi.
\"Pas rigrupimit, qeveria franceze, familja e Pezhos dhe grupi kinez i automjeteve \"Dongfeng\" do të jenë 3 aksionarët kryesorë të grupit,\" u shpreh Ayrault.
Në një deklaratë të publikuar nga Kryeministria franceze thuhet se ky është një vendim i përgjegjshëm nga qeveria franceze për industrinë shtyllë të vendit.
\"Kjo do të thotë që grupi Pezho-Citroen ka dhënë një shembull për stimulimin e ekonomisë kombëtare dhe shtimin e vendeve të punës. Gjithashtu, qeveria do të marrë pjesë aktivisht në administrimin e këtij grupi,\" shprehet në këtë deklaratë.
Qeveria franceze, kompania aksionare pranë familjes Pezho, grupi Pezho-Citroen dhe grupi kinez \"Dongfeng\" arritën një marrëveshje të martën, sipas së cilës, qeveria franceze dhe grupi \"Dongfeng\" do të investojnë 800 milionë euro në Pezho-Citroen.
Pas nënshkrimit, të tre palët mbajnë përkatësisht afro 14% të aksioneve të grupit të ri.