Banorët e kryeqytetit bllokojnë ndërtimin e WC-ve publike
Prishtinë, 23 prill - Banorët e kryeqytetit në lagjen ish Avalla, kanë bllokuar punimet e kompanisë Gërguri për ndërtimin e WC-ve publike.
Banorët nuk po kundërshtojnë vetëm ndërtimin e WC-ve publike por edhe ndërtimin e lokaleve.
Pasi që sipas tyre, komuna ka ndryshuar planin për ndertimin e lokaleve. Në atë pjesë parashihet që WC-të të jenë nën tokësore, ndërsa mbi to të ndërtohen lokale.
Kompania refuzon të fillojë punimet pasi që është kërcënuar nga banorët se nëse vazhdon punimet atëherë gjatë natës ata do të dëmtojnë mjetet e tyre.
Pavarësisht kundërshtimeve të banorëve, inspektorët komunal po i bëjnë presion kompanisë që të fillojë ndërtimin e WC-ve.
Ndërkohë kjo e fundit ndihet e rrezikuar dhe punimet nuk kanë filluar.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Policia e Kosovës e cila po e vëzhgon situatën.