23 Dhjetor 2024

"Bankers Petroleum" interesohet për "Albpetrolin"

Tiranë, 28 gusht - Duket se ndërrmarja shtetërore, "Albpetrol", e nxjerrë tashmë në shitje, ka zgjuar interesin e disa kompanive, lista e të cilave sa vjen e shtohet.

Së fundmi Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë për "Albpetrol", dy leje për furnizimin me energji elektrike direkt nga rrjeti i transmetimit si dhe për tregtimin e kësaj energjie. Kjo ka bërë që kompania të ketë vlera edhe më të larta për investitorët që kërkojnë ta privatizojnë atë.

Burime nga ministria shqiptare e ekonomisë bëjnë të ditur për "abcnews" se pas interesimit të Gazpromit rus, së fundmi për privatizmin e Albpetrol, është interesuar edhe kompania kanadeze "Bankers Petroleum". Kjo kompani është pjesë e listës prej 14 të interesuarve.

Burimet janë shprehur se zyrtarë dhe specialistë të "Bankers Petroleum" kanë zhvilluar disa takime me drejtuesit e "Albpetrol" si dhe me ata të Ministrisë së Ekonomisë. Ashtu si kompanitë e tjera, edhe kjo kompani mësohet të ketë qenë e interesuar për gjithë të dhënat financiare të "Albpetrol", si dhe aspektet juridike të paketës së shitjes.

Kjo kompani e njeh mirë "Albpetrolin", pasi ka marrë prej vitesh me koncesion shumë puse dhe zona naftëmbajtëse ku ka kryer shpime të reja.

Prej disa vitesh, rezulton se shoqëria kanadeze ka investuar mbi 500 milionë dollarë në zonat naftëmbajtëse në Patos-Marinzës, ku zotëron rreth 90 për qind të puseve si dhe investime të tjera në Kuçovë dhe në Bllokun F.

Kompania "Bankers Petroleum" është e vetmja kompani e huaj investuese në Shqipëri, 100 për qind me investime në Shqipëri.

Bankers Petroleum mori një vendim të madh strategjik, kur vendosi në 2008-ën që të angazhonte 100 për qind të investimeve të saj vetëm në Shqipëri.

Në këtë moment, ajo shiti të gjitha asetet e tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u fokusua totalisht në aktvitetin që nisi në Shqipëri.

Kontrata koncensionare për investime në puset e naftës shqiptare, mes "Bankers Petroleum" dhe qeverisë shqiptare u lidh në vitti 2006 dhe ka një afat 25 vjeçar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)