24 Dhjetor 2024

Banka Gjermane për Zhvillim inspekton punimet në

Prishtinë, 12 shkurt - Përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim KFW vizituan për tre ditë radhazi Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”.

Vizita e tyre u fokusua në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit , përfshirë fazën e dytë dhe të tretë të investimeve (fabrika e përpunimit të ujit në Shkabaj).

Ata u njoftuan më për së afërmi me mbarëvajtjen e progresit të punimeve të të dyja fazave të investimeve.

Kryeshefi ekzekutiv i KUR”Prishtina” Gjelosh Vataj falenderoi edhe njëherë të gjithë donatorët për investimet e tyre në  Republikën e Kosovës me theks të veçantë  në sektorin e ujit në përgjithësi.

Ndër të tjera, ai potencoi edhe njëherë se projekti ”Shkabaj” është një nga investimet më të mëdha në furnizimin me ujë të pijshëm që nga themelimi i KUR”Prishtina”sh.a., dhe se është një projekt vendimtar jo vetëm për kryeqytetin por për  gjithë vendin.

Me realizimin  e këtyre fazave të investimeve, që janë planifikuar të përfundojnë deri në fund të vitit 2016, do të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për Prishtinën dhe 7 komunat e tjera, do të ketë përmirësime të dukshme në largimin e ujërave të zeza dhe do të investohet në mbrojtjen efektive të burimeve nga ndotjet.

Përgjatë vizitës së tyre, përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim u ndanë të kënaqur me dinamikën e punimeve në fabrikën e përpunimit të ujit ”Shkabaj”.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)