23 Dhjetor 2024

Balfin Group nga Britania blen Feronikelin

Prishtinë, 24 korrik - "NewCo Ferronikeli Complex LLC", një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan është blerë nga një kompani me seli në Mbretërinë e Bashkuar që kontrollohet nga Balfin Group.

NKL Limited, shumica e aksioneve të cilat janë në pronësi të "Balfin Group", është një kompani e specializuar ne fushën minerare dhe metalurgjike, me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo kompani ka blerë 100% të aksioneve të NewCo Ferronikeli Complex LLC. NKL Limited ka marrë kontrollin e NewCo Ferronikelit pas ekzekutimit të marrëveshjeve të detyrueshme dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë është duke u përkujdesur për të gjitha përgjegjësitë në baza ditore.

Balfin, menjëherë pas marrjes së kontrollit, ka treguar angazhimin e tij  ndaj NewCo Ferronikelit duke investuar fonde të mjaftueshme për të rifilluar prodhimin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Balfin gjithashtu është duke bashkëpunuar me kontraktorët e kompanisë, furnizuesit dhe partnerët e saj për të rënë dakord për bashkëpunimin dhe angazhimin e mëtutjeshëm për biznesin dhe operimin e NewCo Ferronikelit.

Menaxhmenti i kompanisë është mirënjohës për mbështetjen e plotë që është duke pranuar nga aksionerët e saj të rinj dhe së bashku me Balfin dhe NKL Limited dëshirojnë të shprehin vlerësimin e tyre për punonjësit, partnerët, institucionin bankar, kontraktuesit, furnizuesit dhe të gjithë komunitetin e Republikës së Kosovës.

Balfin dëshiron të shpreh mirënjohje per mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë në ekzekutimin e blerjes dhe mirëpret investimet tona të fundit në vend.

NewCo Ferronikeli është një aset strategjik i rëndësishëm për Republikën e Kosovës me rëndësi të madhe për ekonominë në pergjithësi.

NKL dhe Menaxhmenti tani po ecin përpara me shpejtësi për rifillimin e prodhimit në fabrikë dhe janë duke vepruar fuqishëm në drejtimin për të ri-kthyer NewCo Ferronikelin si një prodhues dhe eksportues kryesor të ferronikelit ne nivel global.

"Ne kemi shpresa të mëdha për NewCo Ferronikelin dhe besojmë se është një investim kyq në Kosovë që ka potencial të jashtëzakonshëm. Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë personat e përfshirë në bërjen e kësaj të mundshme dhe presim me kënaqësi të punojmë me një ekip të mrekullueshëm në udhëheqjen e këtij biznesi. Ne synojmë që gradualisht të zgjerojmë kapacitetin prodhues, të investojmë në zhvillimin e teknologjisë dhe të vazhdojmë të rrisim Kompaninë dhe biznesin e saj në baza të qëndrueshme ", tha Samir Mane, aksionari kryesor i NKL Limited.

NewCo Ferronikeli është një nga kompanitë më të mëdha minerare dhe metalurgjike në Ballkan në fushën minerare si dhe eksplorimin e xehes të nikelit dhe në përpunimin e saj për të prodhuar ferronikel që destinohet për eksport në tregjet ndërkombëtare. Kompania operon me një shkritore moderne, zotëron asete minerare për nevojat e saj të prodhimit dhe drejtohet nga një ekip i udhëheqësve dhe ekspertëve në fushën e metaleve dhe minierave.

Balfin është një nga kompanitë më të mëdha private në Evropën Juglindore me investime dhe operime të rëndësishme në pasuri të paluajtshme rezidenciale dhe komerciale, shitblerje, miniera dhe shkritore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)