Bahtiri bisedoi me pronarët objekteve kryesore të qendrës
Mitrovicë, 2 qershor - Kryetari i Komunës Agim Bahtiri, ka biseduar me pronarët e objekteve hoteliere dhe të tjera, që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në qendër të qytetit, lidhur me brengën e tyre për shkak të fillimit të punëve për rregullimin e kësaj qendre.
Në të vërtetë, pronarët e objekteve dhe bizneseve që ushtrojnë veprimtari të ndryshme, por kryesore janë ato hoteliere, nga Sheshi Isa Boletini e deri tek Gjimnazi Frang Bardhi, kanë shpreh shqetësimin e tyre, se me fillimin e punëve për rregullimin e qendrës tani kur sezoni veror po fillon, ata do të dëmtohen.
Sipas tyre, këta muaj janë më të bereqetshëm për ta, për shkak të ardhjes në pushime të bashkatdhetarëve tanë.
Ata në bisedë me kryetarin Bahtiri, kanë kërkuar nga ai që mundësisht punët të shtyhen për në fillim të shtatorit, apo të gjendet një zgjidhje tjetër, më e favorshme për ta.
Kryetari Bahtiri, duke shpreh mirëkuptim të plotë për brengën dhe kërkesën e tyre, ka thënë se projekti për rregullimin e qendrës së qytetit, është një projekt shumë i rëndësishëm për qytetin, i cili financohet nga BE-ja dhe se ajo bënë mbikëqyrjen e realizimit të projektit.
Megjithëkëtë, tha kryetari Bahtiri, komuna ende nuk ka dhënë leje për fillimin e punëve, pikërisht duke pas parasysh kërkesat dhe interesin tuaj, pa biseduar edhe njëherë lidhur me këtë me financuesit dhe realizuesit e projektit.
Unë do të kërkoj nga investitorët dhe punëkryesit që të shikojnë mundësitë për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, por duke mbrojtur fuqishëm interesin tuaj. Mirëpo, nëse ata nuk dëgjojnë, unë nuk mund ndaloj punët. Nuk mund të humbas një projekt kaq të rëndësishëm për qytetin, për shkak të dëmtimit