Baçeviq: Kontratën për Trepçën smund ta ndryshojë Kosova
Beograd, 22 maj - Kontrata për investime në Kombinatin Xehetar Trepça, e nënshkruar nga Serbia me konsorciumin amerikan New Generation Power (NGP) mbetet në fuqi, raportojnë mediet e Beogradit.
Sipas tyre, me gjithë komunikatën e Ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila bën të ditur se Departamenti i Shtetit ka këshilluar investitorin amerikan që ti drejtohet Qeverisë së Kosovës, meqë SHBA njohin pavarësinë e saj, ministri serb i Planifikimit Hapësinor dhe Xehetarisë, Millan Baçeviq ka deklaruar se kontratën e nënshkruar nuk mund ta ndryshojë Qeveria e Kosovës, transmeton koha.
Është sukses i Qeverisë së Serbisë që ka gjetur dikë i cili kupton peshën e Trepçës dhe çfarë janë raportet. E gjithë xehja në Trepçë nxirret jashtë kufijve administrativë të Kosovës. Dhe këtu ska ndryshime, citohet të ketë thënë ministri serb Baçeviq.
Sipas vlerësimeve nga viti 2001 kapacitetet e mbetura të Trepçës janë 22 milionë tonelata xehe, nga të cilat 3,45 për qind, përkatësisht 999.000 tonelata plumb, 2,36 për qind ose 670.000 tonelata zink, dhe 2.200 tonelata ar.
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka thënë se kontrata me konsorciumin amerikan është e paligjshme dhe e pazbatueshme.