AvtoVAZ se shpejti edhe në Evropë dhe Afrikë
Moskë, 26 nëntor - Gjigandi rus i prodhimit të automobilave AvtoVAZ, i cili ia ka hyrë punës mjaft aktivisht për ripërtëritjen e modeleve të automobilave dhe rritjen e kapaciteteve të veta prodhuese po vazhdon të planifikojë zhvillimin e tij të mëtejshëm.
Kompania ka ndërmend të dalë në tregjet e vendeve të Lindjes së Mesme, Afrikës, Evropës dhe të fokusojë vemendjen tek vendet në zhvillim.
Në vitin 2011 vëllimi i eksportit të automjeteve të prodhuara në uzinën e automobilave u rrit deri në 20 për qind.
Aktualisht AvtoVAZ është angazhuar me zhvillimin e filialit të vet të ri - uzinën e automobilave në qytetin Izhevsk, e cila do të prodhojë modelet Lada Granta, Renault Sandero, Renault Duster si dhe Nissan Tiida.