Avtovaz ndërpreu prodhimtarinë për shkak të vapës
Moskë, 4 gusht - Temperaturat e pazakonshme të larta që kapluan Rusinëdetyroi udhëheqësinë e prodhuesit më të madh vendor të automobilaveAvtovaz që përkohësisht ta ndërpresë prodhimtarinë.
Ndërprerja do të zgjasë një javë prej 2 deri 8 gusht, ndërsa punëtorët do të fitojnë dy të tretat e fitimit, në pajtim me rregullat ligjore.
Të liruar nga obligimet e punës këtë javë janë të gjithë punëtorët të cilët janë drejtpërdrejt të lidhur me prodhimin e automobilave, pjesëve rezerve dhe produkteve tjera. Në punë do të shkojnë vetëm ata të punësuar që kanë obligime të paanulueshme.
Meteorologët rusë parashikojnë se zhiva në termometër në rajonin e Tolatit, ku është vendosur fabrika , këtë javë do të ngjitet deri në 45 gradë rekordë.