Automjetet me dru zjarri
New York, 6 janar - Nga automobilët elektrikë tek ata me energji diellore e ato hibride, janë mjetet e komunikacionit të së ardhmes. Por nuk është fantashkencë një kamion që punon me dru zjarri.
Një student i doktoraturës po punon për një lloj karburanti të ripërtëritshëm, ekonomik dhe miqësor për mjedisin që do të shërbente si burim energjie për makinat e shekullit 21.
Rik Bejts ende mban mënd një film me luftë që ka parë kur ishte fëmijë, në të cilin drutë e zjarrit shpëtuan situatën.
\"Heroi i filmit u shpëtoi forcave japoneze duke instaluar një motor që punonte me dru dhe gaz në një autobus shkolle dhe duke e furnizuar atë me lëvozhga arrash kokosi u largua me gjithë jetimët që mbushin autobusin.
Bejts thotë se gjithmonë kishte menduar nëse ngjarja e këtij filmi mund të bëhej realit, por kurrë nuk kishte hedhur ndonjë hap konkret deri kur mbeti pa punë. Atëhere ai u regjistrua në një program doktorature të degës së inxhinierisë në Universitetin shtetëror të Nju Jorkut në Sirakuzë. Ai deshi të studjonte mundësinë nëse kamioni mund të punojë me dru.
Profesori i tij i konsulencës, Klaus Dolli, thotë se motori i autobuzit të furnizuar me arra kokosi nuk ishte i parealizueshëm.
\"Ai përdorej gjerësisht në Evropë para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, madje pas luftës në Gjermani dhe Francë pasi mungonte karburanti. Kjo është në fakt një teknologji që mund të themi se ishte haruar.
Teknologjia njihet si gazifikimi i drurit. Druri ngrohet në temperatua të larta dhe me një sasi minimale oksigjeni nuk mund të digjet plotësisht, por krijon gaze që përdoren për të furnizuar gjeneratorët e energjisë ose motorët me djegie të brendëshme.
Bejts e modifikoi kamionin e tij Ford GMC të 1969 me dru të gazifikuar. Ai instaloi një sobë me dru zjarri në karocerinë e makinës dhe e lidhi atë me motorin me disa tuba bakri. Copa druri të thata e të imta shfrytëzohen për të ndezur zjarrin.
\"Pasi drutë filluan të digjen, ndez motorrin e kamionit me benzinë dhe pasi ecën rreth një kilometër e kthen atë të punojë me drurin e gazifikuar.
Druri nuk është aq efiçent sa benzina dhe nuk gjeneron fuqi të madhe, por Bejts dhe Dolli thonë se ka avantazhe të tjera. Një thes 18 kilogramësh me copra druri kushton rreth tre dollarë dhe me të mund të përshkosh 52 kilometra. Ata thonë se ky është më i lirë sesa benzina dhe më miqësor për mjedisin.
Pemët janë vetëm fillimi dhe Bejts shpreson që një ditë kallami i misrit apo kashta e grurit, por edhe mbetjet blegtorale të përdoren si burim energjie të ripërtëritëshme për automjetet.
\"Mendoj se nuk është praktike të pritet që një përqindje e madhe motorësh që përdorin tani naftën ta zëvendësojë atë me dru. Nëse bëhet një përpjekje e tillë, do të zhdukeshin të gjithë drurët. Por për zonat e vendit ose për atë pjesë të botës që ka teprica drurësh, gazifikimi i drurit është një alternativë e mirë ndaj naftës.
Bejts thotë se sistemi me dru të gazifikuar që lidhet me makinën ose edhe me motorçikletën apo edhe me një rimorkjo, mund të jetë një alternativë e mirë veçanërisht për vendet e botës në zhvillim dhe zonat e thella. Klaus Dolli ka një vizion edhe më novator për aplikimin e sistemit.
\"Imagjinoni një kamion plehrash të punon me dru dhe benzinë që furnizohet pikërisht nga plehrat që mbledh.
Bejts dhe Dolle kanë për të bërë edhe disa prova të tjera para sistemi për të cilin po punojnë të jetë gati të bëhet pjesë e trafikut rrugor.
Por kur të bëhet, ata kanë në plan të tregojnë se çfarë kemi parë nëpër filma nuk është thjesht fantazi.