Automjetet hibride kryesoret në panairin e Parisit
Paris, 2 tetor - Në panairin e sivjemë të Parisit për automobila prodhuesit do ti prezantojnë modelet e reja kursyese me disenj të pëlqyeshëm, me shpresë se do ta rritin shitjen pas dy viteve të rënda për industrinë automobilistike.
Vendet qendrore në panairin që fillon nesër do ti zënë modelet hibride dhe automjetet me konsum të vogël të karburanteve dhe emisione të vogla të gazrave të dëmshme, derisa drejtorët e kompanive do ti prezantojnë risitë dhe strategjitë për paraqitje në tregjet perspektive, siç është Kina.
Panairi i Parisit është përqendruar në tregun evropian, por ka gjasa edhe për plasman në Brazil dhe Kinë, e cila i tejkaloi SHBA-të, si tregu më i madh për automobila, konsiderojnë prodhuesit.
Pritet që panairin i cili vlen si më i vjetri i këtij lloji, ta vizitojnë disa qindra mijëra njerëz.