Auto Mita organizon aktivitetin festiv "Renault Fundjava"
Prishtinë, 19 qershor - Auto- Mita fton të gjithë qytetarët e Kosovës në aktivitetin festiv Renault Fundjava, ku për pjesëmarrësit do të ofrohen për test- vozitje modelet e fundit Renault ndërsa festa do të shoqërohet tërë kohën me muzikë live, pije dhe ushqim, përcjelljen direkt të garës së Formula 1 si dhe të ndeshjeve të Kampionatit botërorë në futboll, këndi për fëmijë për familjarët, lojë shpërblyese dhe aktivitete tjera argëtuese.
Aktivititeti festiv nga mëngjesi deri në mbrëmjet e vonshme do të mbahet në selinë e Auto- Mita, përfaqësues i vetëm zyrtarë i markës franceze të automjeteve Renault, në Veternik të shtunën dhe të dielën.
Ky është aktiviteti i parë i këtyre përmasave nga Renault jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë rajonin. Renault dhe Auto Mita si përfaqësues gjeneral për Kosovë, kanë shënuar rritje të madhe të shitjes dhe shtim të brendit gjatë dy viteve të fundit.
Në këtë aktivitet festiv, të bërë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ne veçanti për adhuruesit e automjeteve të markës Renault, vizituesve ekskluzivisht do të ju ofrohen çmime promovuese per kontraktimin e veturave te reja si dhe kontroll teknike falas tha Zgjim Mita, drejtor i kompanisë Auto- Mita.
Fundjava e Renault do të shoqërohet me muzikë nga DJ Gamble, pije dhe ushqim falas si dhe me përcjelljen e garës së Formula 1 të dielën dhe ndeshjeve të Kampionatit Botërorë në futboll përmes ekranit të madh të vendosur në skenë.
Një Lojë shpërblyese do të organizohet po ashtu për pjesëmarrësit, ku ndër shpërblimet e shumta, pesë nga to do të fitojnë njerën nga veturat Renault te behet e tyre të mbushur plot me karburant gjatë një dite të plotë sipas dëshirës së fituesit.
Renault është një konkurrent i fortë në garën Formula1. Ai doli fitues në garën e 8 qershorit. Së bashku me adhuruesit e garës automobilistike më të famshme në botë, në një atmosferë festive do të përcjellim garën e radhës që zhvillohet në Austri.
Për familjarët, është i rezervuar këndi i veçantë për fëmijët, me lojëra dhe aktivitet të tjera.
Për adhuruesit e futbollit, shoqërimi vazhdon edhe në mbrëmje me përcjelljen e ndeshjeve të Kampionatit botërorë ne futboll Brazil 2014, nga ora 18:00.
Lusim të gjithë të interesuarit për test-vozitje, kontroll teknike falas apo për kontrata për vetura të reja, që të rezervojnë terminin e tyre më herët përmes telefonit dhe e-mail që gjenden në fund të këtij njoftimi pasi që interesimi është shumë i madh.