Audi vjen me një supermakinë
Frankfurt, 20 qershor - Audi zbulon mrekulline e saj të fundit R8V10 e cila pritet të ketë një performance të larte në rruge.
Për makina të këtij niveli, fuqia motorike nuk është asnjëherë në nivelin e duhur, ndaj specialistët e Audit kanë bërë nderhyrje në mottorin e supermakinës por duke mos lënë pas edhe pjesët estetike.
Natyrisht, motori u modifikua në nivel elektronike nëpërmjet optimizimit të softwareve dhe hardwareve por edhe ndryshimeve të tjera.
Në këtë mënyrë fuqia është rritur me 100 hp, duke arritur në 620 hp. Makina e dizenjuar nga OK-Chiptuning arrin përshpejtimin 0-200 km/h në vetëm 6.9 sekonda.
Ende nuk është zbuluar çmimi i makinës por është e qartë se ajo do të jetë shumë më e lartë se ajo e makinë standarde.