23 Dhjetor 2024

Audi TT i ri për vitin 2014

Frankfurt, 17 nëntor - Gjenerata e re e Audi TT premierën do ta ketë gjatë vitit 2014, ndërsa një vit më vonë do të paraqitet edhe versioni i tij Roadster.

 TT i ri do të punohet në platformën e re të Volkswagen-it, atë MQB, do të ketë gjurmë më të gjerë të rrotave në krahasim me modelin e tanishëm, derisa dimensionet nuk do të ndryshojnë aq shumë.

Paralajmërohet edhe zvogëlimi i peshës, karakteristika të avancuara të vozitjes, ndërsa, ndërsa do të ketë edhe version me tërheqje me katër rrota.

Pamja e pjesës së përparme të TT-s do të inspirohet me modelet e reja të këtij prodhuesi, ndërsa sa i përket motorit, përmenden ata benzinë 1.8 dhe 2.0 litërsh si dhe ai me naftë 2.0 litërsh. Po ashtu, për vitin 2015 paralajmërohet edhe Audi TT RS.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)