Audi sjell A3 G Tron
Frankfurt, 7 mars - Audi ka shfrytëzuar panairin e veturave që po mbahet në Gjenevë për të prezantuar veturën më të re G-Tron.
E bazuar në Audi A3 Sportback, G-Tron është në gjendje që të përdorë benzinën dhe gazin natyral, që mund të ndërrohen automatikisht apo në mënyrë manuale.
G-Tron është një veturë familjare ndërsa shpejtësinë prej 60 miljeve e arrin për 11 sekonda, që është më pak se veturat tjera që ka prodhuar marka gjermane.
Audi për të sjellë G-Tronin, ka ulur kuajfuqinë, sistemin injeksion dhe turbon.