24 Dhjetor 2024

Audi se shpejti me modelin Scorpion hibrid

Frankfurt, 22 prill - Sipas shkrimeve të revistës ‘Car & Driver’, zhvillimi i super-veturës hibride të Audi-s, po bëhet nën emrin e koduar.

Bëhet fjalë për veturën e cila për nga ana teknike, do të bazohet në modelin R18 e-tron (hibridi i parë që ka fituar garën Le Mans), dhe të cilin e lëviz sistemi hibrid të cilin e përbën motori 3.7 V6 TDI me 550 kuaj fuqi.

Pra ky novitet pritet të jetë si një para-udhëheqës i ofertës së Audi-s dhe tregues i arritjeve teknologjike të këtij prodhuesi gjerman.

Ai do të jetë konkurrent direkt i modeleve LaFerrari dhe Mclaren P1.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)