Audi S3 Sportback i gatshëm për premierë
Frankfurt, 22 shkurt - Audi S3 Sportback është modeli S3 më i fuqishëm që është punuar ndonjëherë nga Audi dhe padyshim se me sukses do të përballoj konkurrencën.
Audi S3 Sportback ka maskë të re para, mbrojtës më të gjatë, difuzor të ri me dy gypa, fellne alumini 18 inç, etj.
Audi S3 Sportback është për 25 mm më i ulët se versioni klasik dhe 70 kilogramë më i lehtë se modeli që e zëvendëson.
Sa i përket pjesës së brendshme, ajo nuk dallon shumë nga versioni klasik i A3 Sportback.
Motori i tij është ai 2.0 litërsh TFSI me injektim direkt të karburantit, i cili ofron 300 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 380 Nm, derisa shpejtësia maksimale është 250 km/h.