25 Dhjetor 2024

Audi R8 LMX, vetura e parë më drita laserike

Frankfurt, 11 maj - Audi dhe BMW të cilët më parë ishin futur në garë se cili do të prodhojë i pari dritat laserike për veturat e tyre, duket se më në fund i kanë dhënë fund kësaj ‘lufte’, pasi tashmë modeli i Audi R8 LMX ka këto drita të shumëpërfolura.

E përshkruar “si vetura e parë me drita laserike”, R8 LMX veçohet me dizajnin dhe ndriçimin që e ka të cilat sipas ekspertëve arrijnë deri në 5,500 kelvin.

Falë teknologjisë së avancuar këto drita aktivizohen në momentin që vetura lëviz me shpejtësi mbi 60 km/h, me të vetmin qëllim që të ofrojë dukshmëri dhe siguri në rrugë.

 Ky model gjithashtu ka të instaluar kamera me sensorë që detektojnë veturat tjera, dhe menjëherë reagojnë duke shmangur ndonjë aksident të mundshëm.

Fuqia motorike e kësaj veture është mjaft e madhe, pasi nën kapak ka të fshehur motorin me 5.2 litra V10 që prodhon plotë 570 kuaj fuqi.

I lidhur me transmision S tronik me shtatë shpejtësi, R8 LMX bën tërheqjen e veturës me të katër rrotat dhe i mundëson të arrijë shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 3.4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 320 km/h.

Aktualisht kjo veturë është e disponueshme në tregun gjerman dhe çmimi i saj fillestar është 210,000 euro, kurse prodhimi do të jetë i kufizuar në vetëm 99 njësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)