Audi Q7 për vitin 2013, 300 kg më i lehtë
Franfkurt, 9 shtator - Përpjekjet e Audi-s që të imponohet në tregun e SUV-ve Premium, ka rezultuar në vitin 2005, me modelin Q7.
Me imazh dhe përvojë të cilën ky prodhues tashmë e kishte atëherë në prodhimin e modeleve Karavan dhe falë njësisë Quattro, Q7 në të vërtetë ishte i parapërcaktuar që të ketë sukses.
Gjenerata e re do të prezantohet në fund të vitit të ardhshëm, si model i vitit 2013.
Në mënyrë që Q7 të përshtatet me konkurrencën dhe të mbetet ende interesant për blerësit me xhep më të thellë, në Audi kanë vendosur që të reduktojnë peshën e tij, mesatarisht për 300 kilogramë.
Kjo do të arrihet me përdorimin e komponentëve nga alumini, por edhe me turbo-motorë me kapacitet më të vogël.
Ende duhet llogaritur në versionin 3.0 TDI V6, por nuk do të ketë më V8 apo V12 me 500 kuaj fuqi.