Audi prezanton S4 Avant i ri
Frankfurt, 25 shkurt - Audi S4 Avant 2016, është modeli më i ri që pritet të dalë në treg. S4 Avant mësohet se do të ketë një motor 3.0 litërsh turbocharged.
Kjo veturë, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë, e arrin për vetëm 4.7 sekonda. Audi S4 Avant ka 354 kuaj fuqi, ndërsa ka shpejtësi maksimale e ka elektronikisht të limituar në 300 kilometra në orë.
Kjo Audi S4 Avant harxhon më pak se 7.5 litra në 100 kilometra. Ndërkohë nuk dihet se sa do të jetë çmimi i këtij modeli në treg.