Audi prezanton modelin R8 GT Plus
Frankfurt, 18 qershor - Audi pritet të prezantojë fundjavën që vjen në Le Mans modelin R8 GT Plus duke përcjellë kështu gjeneratën e parë R8.
Makina është e pajisur me një motor 5.2 litërsh V10 i cili do të zhvillojë 552 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 540 Nm.
Versioni me sistemin e tërheqjes me rrota prapa, do të ketë transmisionin manual me 6 shpejtësi. Përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për vetëm 3.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 320 km/h.