25 Dhjetor 2024

Audi prezanton modelin A3 me 1.4 litra TFSI

Frankfurt, 4 qershor - Kompania gjermane Audi këto ditë ka prezantuar modelin ekonomik të A3 me 1.4 litra TFSI ultra.

Kjo veturë do të jetë e disponueshme në treg me katër dizajne të ndryshme të karrocerisë, derisa do të jenë të pajisur me motor me 1.4 litra TFSI me katër cilindra që prodhon plotë 150 kuaj fuqi.

Këto performansa i mundësojnë kësaj veture me tri dyer të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 8.1 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 220 km/h.

Falë katër cilindrave të punuar në mënyrë unike, pronari do të mund të kursej mjaft karburant duke shpenzuar vetëm 4.7 litra në 100 kilometra.

Ndërkaq, Audi ka zbuluar planet edhe për prodhimin e një A3 sedan me 1.6 litra TDI që gjeneron 110 kuaj fuqi. Sipas inxhinierëve të kësaj kompanie, ky model do të jetë edhe më ekonomik pasi do të harxhoj vetëm 3.3 litra në 100 kilometra. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)