Audi prezanton modelet Q7 Line Style dhe Q7 S Line Sport
Frankfurt, 26 janar - Kompania gjermane Audi ka prezantuar linjën Line and Style të Audi Q7 S, i cili tani është i disponueshëm në tregun britanik.
Është edicioni S Line Style i cili vjen me 245 kuaj fuqi me motor 3.0 V6 TDI dhe 340 kuaj fuqi, dhe ai me motor më të madh me 4.2 litra V8 TDI, derisa shtrihet në rrotat e profilit të ultë më fellne prej 21 inç.
Kjo veturë në paketën e saj posedon edhe mundësinë e off-road me karroceri të punuar nga çeliku.
Kur flasim për Audi Q7 S Line Sport, dihet se kjo veturë posedon transmision tiptronik sikur modelet e kaluara dhe do të jetë i disponueshëm në treg me disa lloje të ngjyrave. Të dy modelet vijnë me drita xenon LED DRL, karrige të lëkurës Verano, navigacion me hard disk dhe me sensorë parkimi.
Për Q7 Line Style çmimi fillestar pritet të jetë 52,975 funte dhe në të do të jetë motori me 3.0 litra TDI, derisa ai i Q7 S Line Sport me 4.2 litra TDI do të kushtoj 64,000 funte.