25 Dhjetor 2024

Audi nis prodhimin e Q8

Frankfurt, 7 maj - Drejtori ekzekutiv i Audi, Ruper Stadler ka pranuar se është dhënë drita e gjelbër për prodhimin e krosoverit të ri, i cili sipas gjitha gjasave do të emërohet me emrin Q8.

Duket se Audi e ka ndërmend të zgjeroi paletën e saj të krosoverëve, pasi së shpejti do të jenë të disponueshëm në treg edhe modelet Q1, Q2, Q4.

Dhe nuk ka dyshim se në maje të tyre do të jetë Q8, i cili sipas inxhinierëve të kësaj kompanie do të jetë i gjatë mbi pesë metra.

Q8 pritet ti bëjë konkurrencë të drejtpërdrejt BMW X6, Mercedes-Benz MLC dhe Range Rover Sport, pasi në të do të futen motorët me V6 dhe V8 me benzinë dhe naftë, por nuk do të mungojë as ata hibrid dhe me elektromotor.

Audi Q8 do të shtrihet në platformën MLB, dhe në total karroceria e saj do të peshoj vetëm 2000 kilogram. Falë kombinimit të aluminit dhe fibër karbonit të shtrënguar me plastikë, kjo veturë do të jetë shumë e sigurt për ngasje.

Ndërkaq besohet se do të mund të jetë e gatshme për treg deri në fund të vitit 2017, dhe çmimi fillestar i saj do të kushtoj 110 mijë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)