23 Dhjetor 2024

Audi me teknologji të re në ndriçim

Frankfurt, 20 janar - Audi vjen me një sistem mahnitës në pjesën e ndriçimit, duke e bërë atë një makinë sa luksoze, edhe efikase.

Audi zbulon dritat “The swarm” (luzma), të cilat kthejnë pjesën e prapme të makinës në një ekran që ndryshon sipas drejtimit së mjetit.

Audi ka zbuluar tashmë teknologjinë e dritës së makinës, e cila mund të bëjë që pjesa e pasme e makinës të tregojë modele të shndritshme për shoferët e tjerë.

Kjo lloj drite “gëluese” është e përbërë nga mijëra drita të kuqe të vogla, të cilat mbulojnë gjithë gjerësinë dhe ndikojnë në lëvizjen e makinës, shkruan krokodili.com.

Ekranet janë përdorur që t’u tregojnë shoferëve të tjerë se çfarë po bën shoferi. Kur shoferi kthen timonin në të majtë, apo në të djathtë, edhe dritat e kuqe lëvizin në drejtimin që timoni është kthyer. Kur makina rrit shpejtësinë, edhe dritat rriten më shpejt dhe rrjedhin nëpër sipërfaqe.

Ndërsa kur shoferi frenon, atëherë edhe pikat, apo dritat, ngadalësojnë dhe rrjedhin përpara në portobagazh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)