Audi me model të ri S1
Frankfurt, 2 mars - Audi e ka sjell veturën më të re. Gjiganti i automobilave është në përcjellje të modelit Mini Cooper. Me këtë rast, gjiganti gjerman del me një seri të re, të ngjashme.
Audi ka vazhduar prodhimin e modelit të limituar A1 Quatrro, në një model të plotë serie të prodhimit S1, me tre dyer dhe me 5 dyer.
Projektuar për ti përngjarë Mini Cooper S, modeli i ri S1 do të debutojë në Geneva Motor Show muajin e ardhshëm. Audi thotë se S1 dhe S1 Sportback nuk do të shiten në SHBA.
Audi S1 do të ketë një motor 2.0 turbo me 228 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 në 62 mph e arrin për 5.9 sekonda. Shpejtësia maksimale do të arrijë në 155 mph/
S1 duket më ndryshe se A1. Modeli i ri do të ketë drita Xenon dhe drita të pasme LED.