Audi lëshon A7 Sportback në Singapor
Singapor, 12 maj - Të martë në Singapor Audi zbuloi A7 Sportback e cila vjen me një zgjedhje të dy motorëve me benzinë V6 - 2.8 FSI quattro me fuqi 204 kuaj-fuqi, dhe 3.0 TFSI quattro me 300 kuaj-fuqi.
Audi 2.8 FSI quattro shkon nga 0-100 km/h në 8.3 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 235 km/h, ndërsa 3.0 TFSI quattro shkon nga 0-100km/h në 5.6 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 250km/h.
A7 është fituesja e samitit të dezajnit "Auto Bild" dhe është makina zyrtare për për në Audi Fashion Festival 2011 që do të fillojë me 13 maj.
A7 Sportback 2.8 FSI quattro është me një çmim prej 276,888 dollarë ndërsa 3.0 TFSI quattro kushton 320,888 dollarë.