24 Dhjetor 2024

Audi gati të blejë Alfa Romeo-n

Frankfurt, 11 prill - Kompania gjermane “Audi” është në përfundim të negociatave me kompaninë italiane “Fiat” rreth blerjes së Alfa Romeo-s.

Viteve të fundit, drejtori ekzekutiv i “Fiat-it”, Sergio Marchionne, disa herë ka deklaruar se nuk dëshiron ta shes “Alfa Romeo-n”, por duket se tani ka ndryshuar mendimin.

Siç njoftojnë burime të afërta me drejtorin e “Fiat-it” dhe atë të “Audi-së”, Rupert Stadler, bisedimet janë në fazën përfundimtare, ndërsa në këto negociata është përfshirë edhe fabrika e “Fiat-it” në Pomigliano.

Nëse kjo shitje-blerje ndodhë në të vërtetë “Audi” modelet e reja të Alfa Romeo-s do t’i prodhojë pikërisht në këtë fabrikë. Sipas disa informacioneve “Fiat” po planifikon ta shesë edhe departamentin e auto-pjesëve “Magneti Marelli” në mënyrë që të mbledh sa më shumë mjete financiare të cilat i nevojiten aq shumë.

“Audi” nga ana tjetër dëshiron të blejë edhe këtë departament të prodhimit të pjesëve dhe të themelojë qendrën për hulumtim dhe zhvillim në Itali ku e ka në plan të investojë një shumë të madhe të parave. Fjala e njohur popullore thotë se:

“Ku ka tym, ka edhe flakë”, ndërsa këtë “flakë” do ta mund ta zgjeronte shtesë, drejtori ekzekutiv i “Volkswagen-it”, Martin Winterkorn, i cili kohë më parë kishte deklaruar se është duke menduar dhe shikuar mundësinë e shtimit edhe të një anëtari të 13-të në kuadër të familjes së “VW-së”, por ai shtoi se: “është i vetëdijshëm për ndodhitë aktuale në botë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)