Audi feston 25-vjetorin e motorit TDI
Frankfurt, 15 korrik - Audi këto ditë është duke festuar 25-vjetorin e motorit TDI me një edicion special të modelit A7 Sportback me 3.0 litra TDI.
Thellë nën kapak kjo veturë ka një motor me naftë të pastër me 3.0 litra TDI V6 që prodhon në total plotë 326 kuaj fuqi. Pas disa sekondave, ngasësi mund të fitojë 20 kuaj fuqi shtesë duke shtypur pedalin e ndërruesit të shpejtësive.
Falë performancës së mirë motorike, kësaj veture i duhen vetëm 5.1 sekonda që të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h. Audi A7 Sportback 3.0 TDI përveç modelit standard vjen i pajisur edhe me linjën S i cili ka fellne 20 inç dhe rrotat të profilit të ultë 265/35.
Ndërkaq brenda kabinës kjo Audi është e pajisur me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë, por ata që kanë xhepat më të thellë mund të kenë edhe karrige të lëkurës S sport, transmision tiptronik me tetë shpejtësi, drita matrix LED, sistemi navigimi MMI dhe monitor për ngasje natën.
Çmimi fillestar i kësaj veture pritet të jetë 72 mijë euro, ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë në garazhin e tyre një veturë të tillë do të duhet të presin edhe dy muaj kur edhe zyrtarisht do të prezantohet në panair.