22 Dhjetor 2024

Audi A5 dhe S5, më veturat me atraktive

Frankfurt, 4 gusht - Edhe “coupe” e “Audi-së” futet në mesin e “bukuroshëve” të industrisë automobilistike, për ç’gjë edhe u shpërblye me shumë mirënjohje, ndërsa në Ingolstadt vendosën se ka ardhur koha për ndryshime të vogla kozmetike. Rezultati është, do të guxojmë të themi, shumë i dobishëm.

Pra ndonjëherë pak është më shumë se mjaftueshëm, ndërsa shembull i kësaj pra është i ridizajnuari A5 dhe versioni i tij sportiv S5. Disenjatorët e “Audi-së” vetëm pak e kanë modifikuar pamjen e pjesës së parme, në radhë të parë me dritat të ngjashme sikur ato të modelit A6, që ishte e mjaftueshme për pamje moderne dhe të freskët.

Në “Audi” megjithatë nuk kanë vendosur për përdorimin e tërë pjesës së LED dritave, por llamba ksenon është mbështjellë me LED “instrumentin ditor”.

Oferta e motorëve gati sa aspak nuk është ndryshuar, ndërsa dallimi i vetëm ka të bëjë me modelin S5 i cili në fund të këtij viti do “ta humbë” motorin atmosferik V8 të cilin do ta zëvendësojë motori me turbombushës V6. 3.0 TFSI zhvillon 333 KF dhe 400 Nm dhe shpejton nga vendi deri në 100 km/h për 0.2 të dhjetat më shpejtë se i përmenduri V8, pra për 4.9 sekonda.

Shpejtësia maksimale dhe më tutje elektronikisht është kufizuar në 250 km/h, por në “Audi” pohojnë se V6 mesatarisht do të harxhojë 20 për qind më pak karburant se V8, që në ciklin e kombinuar evropian përfshin 8.1 litra në 100 kilometra. Fillimin e shitjes mund ta presim në vjeshtë, ndërsa ridizajnimi nuk do të duhet dukshëm të ndikojë në çmim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)