Audi A4, më i avancuar dhe më pak harxhime
Frankfurt, 8 gusht - Prodhimi i Audi A4 të gjeneratës së katërt është në fazën përfundimtare. Nga Ingolstadt arriti lajmi që në verën e vitit të ardhëm pritet prezantimi i limuzinës bazë dhe versionit karavan Avant.
Versioni i ri arsyetojë moton zyrtare të kompanisë Vorsprung durch Technik (avancimi nëpërmjet teknikës), pasi që modeli i ri do të jetë i pasur teknologjikisht si asnjë model deri më tani.
Dimensionet e tij do të shënojnë rritje gjatësia në 475, ndërsa gjerësia do të jetë 184, ndërsa hapësira ndërboshtore do të jetë 282 cm. I tëri praktikisht do të jetë plotësisht i ri.
I bazuar në shfrytëzimin e çelikut të fortësisë së lartë dhe me pjesën më të madhe nga alumini dhe nga materialet kompozitë fortësia e karrocerisë do të rritet për një të tretën, ndërsa pesha e tërësishme do të jetë më e ultë për rrumbullak 100 kg.
Meritor për këtë është e zvogëlimi i peshës së motorit, dhe nga ky model largohet motori turbo me benzinë 1.8 TFSI, ndërsa forca e atij bazë 1.4 TFSI do të rritet nga 122 deri 180 kuaj fuqi. Ky motor do të pajisjet me fikjen e dy cilindrave gjatë ngasjes. Nën kapakun e përparmë do të gjendet edhe motori 2.0 TFSI prej 225 deri 286 KF.
Motori më i rëndësishëm është ai turbo me naftë 2.0 TDI me 122, 150 dhe 184 KF. Versioni trilitërsh do të jetë me forcën prej 218 deri 272 KF. Në ofertë do të gjendet edhe versioni hibrid.
Që të rikujtojmë, Audi A4 në tetor të vitit 1994 e zëvendësoi modelin 80, i cili është prezantuar në vitin 1972.
Modeli i gjeneratës së dytë është paraqitur në vitin 2000, ndërsa në vjeshtë të vitit 2007 arriti edhe gjenerata e tretë. Do ta ketë emërtimin B9, pasi që nëse llogariten edhe pesë gjenerata të modelit 80, kjo është gjenerata e nëntë.
Duhet përmendur që ky model përfshin të gjithë pajisjet teknologjike, të cilat janë që nga MMI ndërfaqja deri te Head-up-Display. Më e rëndësishmja është se do të jetë më i gjerë dhe më dinamik me zvogëlimin e harxhimeve për 15 për qind.