Audi A4 më ekonomik
Frankfurt, 3 nëntor - Prodhuesi i njohur i automobilave Audi e prezantoi versionin e rifreskuar të modelit A4, konkurrentin më të afërt të gjeneratës së re të prezantuar së fundi asaj BMW seria 3 dhe Mercedes C klasës.
Ardhja e të ashtuquajturit facelift-it në treg pritet për disa muaj, ndërsa në këtë rifreskim janë përfshirë versioni limuzinë, ai karavan Avant, Allroad quattro dhe S4 versioni.
Shkurt, ndryshimet janë si te natyrat estetike ashtu edhe asaj teknike, kështu që janë vërejtur disa modifikime si në dizajnin e jashtëm ashtu edhe në atë të brendshëm, sikur edhe përmirësimi i motorikes, dhe atë për rritjen e vogël të fuqisë dhe zvogëlimit të harxhimit.