Audi A3 Cabriolet në dispozicion si një version i hatchback-ut
Frankfurt, 17 dhjetor - Gjenerata e tretë e kompaktit të popullarizuar Audi A3, është tashmë në dispozicion si një version i hatchback-ut me tre dhe pesë dyer, si një sedan dhe tani gjigandi gjerman, në linjë shtoi edhe një model, por të konvertueshëm.
I prezantuar në Frankfurt Motor Show të këtij viti, Audi njoftoi se modeli i ri A3 Cabriolet, do të jetë më i madh dhe më i lehtë në krahasim me modelin paraprak. Ky model i A3-it, është më i madh në mënyrë të konsiderueshëm në krahasim me paraardhësit e tij është madje për 180 mm më i gjatë, kështu që ky cabriolet-i, tani është 4.420 mm i gjatë.
Megjithatë, pesha e automjetit është zvogëluar rreth 50 kg dhe tani peshon 1.365 kg, e cila u arrit në sajë të platformës së re globale MQB, e cila sjell materiale të lehta të bëra nga alumini, të cilat jo vetëm që janë më të lehta dhe më të mëdha, por janë në mënyrë të konsiderueshme më të forta.
Në krahasim me hatchback-un dhe sedan-in, ndryshimi më i madh që sjell cabriolet-i, është sigurisht kulmi, i cili ulet për 18 sekonda me shpejtësi deri në 50 km/h.
Ndoshta pjesa më e mirë është se edhe kur kulmi ulet, merr hapësirë minimale në bagazh, në krahasim me sedan-in, por gjithashtu, kjo makinë sjell disa risi, të tilla si një sistem që njeh shenjat e komunikacionit dhe paralajmëron shoferin.
Ndryshime të tjera të projektimit nuk ka dhe ky model i ri i cabriolet-it, ende vazhdon të ndjek shkollën e famshme të projektimit nga e njëjta kompani dhe nuk ka gjasa që do të ngatërrohet me ndonjë makinë tjetër në treg.