23 Dhjetor 2024

Asociacioni i arkitektëve përfaqeson Kosovën në Bukuresht

Prishtinë, 7 nëntor - Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se në vazhdën e aktiviteteve ndërkombëtare, Asociacioni do të merr pjesë në takimin e radhës të Kryetarëve të Organizatave Profesionale të Arkitektëve organizuar nga Oda e Arkitektëve të Rumanisë nën ombrellën e Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve – UNA organizatë kjo me 130 anëtare nga 130 shtete me seli në Francë.

Në këtë takim do të jenë prezent edhe figura të njohura nga fusha e arkitekturës si dhe nga Këshilli i Arkitektëve të Evropës me seli në Bruksel.

Qëllimi i këtij takimi të nivelit të lart është raportimi i aktiviteteve nga organizatat e të gjitha shteteve, bashkëpunimi rajonal, sfidat, diskutimi i çështjeve të ngritura nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës si dhe organizimin i radhës së Konferencës Ballkanike në Arkitekturë.

Asociacioni do të prezanton aktivitetet e veta në Kosovë dhe në rajon përfshirë modalitetet e bashkëpunimit në të gjitha fushat si harmonizimi i legjislacionit dhe rregulloreve teknike, bashkëpunimi në zhvillimin e arsimit të lartë dhe trashëgimia kulturore dhe arkitekturore.
 
Gjithashtu, Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, me punën e vet profesionale ka arritur të jetë anëtare në disa grupe punuese dhe drejtuese në UNA (UIA) si në atë të trashëgimisë kulturore, zhvillimin e profesionit dhe arsimimit.

Realizimi i këtij aktiviteti bëhet duke ju falënderuar anëtarëve në promovimin e profesionit, promovimit të vlerave dhe lidershipit tonë në rajon që ndikon në përmirësimin e imazhit të vet Kosovës, prandaj të gjithë anëtareve i falënderojmë për punë të palodhshme.

Është kënaqësi dhe krenari që profesionistët nga Kosova ju ofrohet mundësia të tregojnë aftësitë e tyre profesionale në rrafshin ndërkombëtar dhe të jenë pjesë në zhvillimin e aktiviteteve të rëndësishme në profesionin e arkitektit.

Asociacioni i Arkitektëve është në shërbim të shoqërisë dhe zhvillimit të Kosovës! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)