24 Dhjetor 2024

Asgjësohet vaj i falsifikuar

Prishtinë, 4 prill - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në pikë kalimin kufitar Vërmicë, është ndaluar një kontejner me rezervuar të brendshëm i mbushur me lëndë të parë të vajit i cili ka qenë për përpunim dhe prodhim të vajit, si produkt final për konsum.

Dogana njofton se Inspektori Fitosanitar kufitar ka marr mostrën për analiza, dhe ka pllombuar ngarkesën deri në përfundim të rezultatit.

Në bazë të analizave të kryera në laboratorin e IKSHP në Prishtinë është konstatuar se ngarkesa në masën 99,26% është ujë, ndërsa pjesa tjetër yndyrë.

Në bazë të dokumentacionit të origjinës dhe gjendjes shëndetësore të produktit dhe vlerave përbërëse, është falsifikim në përbërje, pasi që nuk i përgjigjet dokumentacionit.

\"Si i tillë nuk i përgjigjet vlerave të lejuara për lëndë të parë të vajit (vaj i parafinuar) dhe me urdhër të inspektorit fitosanitar kufitar, lënda kalon tek Zyra regjionale e cila bënë asgjësimin profesional të ngarkesës\", thekson dogana.

Produkti në bazë të analizave laboratorike nuk konsiderohet si i pa rrezikshëm për ambientin.

Asgjësimi bëhet në lokalitet të caktuar nga inspektori sanitar i cili ka për kompetencë aspektin higjienik të ambientit. Sasia totale e vajit të falsifikuar, dhe e më pas është asgjësuar është 44010 litra.

Agjencionet që veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë, në çdo kohë përmes kontrollit të përbashkët të tyre zyrtar, pamundësojnë që  produktet e dyshimta të futen në tregun e brendshëm  për konsum.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)