Arritje e konsiderueshme në zbatimin e UA për hekurishtet
Prishtinë, 7 shkurt - Pas ridraftimit të Udhëzimit Administrativ Për Menaxhimin e Automjeteve Mbeturinë dhe komponentëve të tyre (19/2012), Inspektorati i MMPH-së fillimisht i ka njoftuar të gjithë operatorët nëpër të gjitha asket rrugore të Kosovës për përmbajtjen e këtij Udhëzimi.
Që nga hyrja në fuqi, Inspektoriati i MMPHsë ka inspektuar të gjitha këto biznese (96) nëpër të gjitha akset rrugore të Kosovës.
Një pjesë e madhe e këtyre bizneseve janë inspektuar në Dhjetor të vitit 2012 me çrast u është tërhequr vërejtja që në afat prej 15 ditësh të zbatojnë U.A. 19/2012, kurse pjesa e mbetur është inspektuar në Janar të vitit 2013.
Bizneset e inspektuara në Dhjetor janë riinspektuar në Janar dhe 11 prej tyre janë dërguar në Gjykatë për Kundërvajtje. Bizneset e inspektuara në Janar do të riinspektohen sërish gjatë muajit Shkurt.
Vlenë të theksohet se të gjithë operatorët që kanë filluar të zbatojnë U.A., si p.sh ridizajnimin (integrimin në peizazh), nuk janë dërguar në gjykatë megjithatë do të vazhdojnë të monitorohen në vazhdimësi, kurse ato biznese që nuk kanë lëvizur fare do të procedohen në gjykatë.