25 Dhjetor 2024

Arrin kontigjenti i parë i makinerisë prodhuese në Mitrovicë

Mitrovicë, 21 dhjetor - “Unë u kam premtuar qytetarëve të Mitrovicës së do investojmë miliona euro në Mitrovicë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe ky premtim sot vetëm sa ka filluar të realizohet. Unë premtimet e mia do ti mbaj”, ka deklaruar kryetari i ri i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai njëkohësisht prezantoi arritjen e kontegjentit të parë të makinerisë prodhuese ku do të përdoren në fabrikat e reja që do të hapen brenda pak muajve në një nga lokacionet e zonës së lirë ekonomike në Mitrovicë, që do të shpallet së shpejti.

Kryetari Bahtiri po ashtu deklaroi kjo makineri është porositë kohë më parë, ndërsa për pjesa tjetër të makinerisë sipas tij, pritet të arrijë shumë shpejt.

“Këto janë pajisjet apo makineria prodhuese për hapjen e fabrikave të cilat ju kam premtuar qytetarëve të Mitrovicës gjatë fushatës se do t’i hapi në Mitrovicë dhe kështu do të ndodh. Këto makineri janë porositë para se të kandidoj unë për kryetar komune, të cilat kanë ardhur nga Japonia. Aktualisht kanë arritë tre kontejner me makineri, ndërsa brenda javës së ardhshme presim që të arrijnë edhe katër kontejner të tjerë”, ka thënë Bahtri.

Ai ka shtuar se për finalizimin e makinerisë prodhuese për hapjen e fabrikave duhen edhe disa të tjera që pritet të arrijë në fillimin e vitit të ardhshëm, përkatësisht në muajin shkurt.

Ai po ashtu theksoj se këto makineri të cilat janë të teknologjisë së fundit, kanë kushtuar mbi 27 milion euro, dhe me shtim në funksion të tyre, do të punësohen mijëra persona.

“Me vendosjen e kësaj makinerie apo me hapjen e fabrikave të premtuara do të bëhet prodhimi i këpurdhave, gjegjësisht do të prodhohen 50 tonë këpurdha në ditë. i gjithë kontegjenti do të kushtoj mbi 27 milion euro, dhe kjo makineri do të vendoset sa ma shpejt që është e mundur.\"

\"Në këto fabrika do të punësohen mbi 3 mijë e 500 punëtor brenda kompanisë, si dhe rreth 2 mijë e 500 punëtor të tjerë do punësohen në s përgatitjen e lëndës së parë. Ne duhet t’i presim disa procedura ligjore për shpalljen e zonës së lirë ekonomike në Mitrovicë, dhe do të bëjmë të pamundurën që ajo zonë të shpallet sa ma shpejtë si zonë për interes biznesor, përkatësisht zonë e lire ekonomike”, ka deklaruar Bahtiri.

Ndryshe, javën që shkoj, në një takim ndërmjet kryetari Bahtiri dhe përfaqësuesve të iOM- (Organizatës Ndërkombëtare për Migrim), është thënë se po bëhen përgatitjet e fundit për kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për shpalljen Zonës së Lirë Ekonomike 46 hektarëshe në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Në këtë takim po ashtu është theksuar se deri tani janë marr 13 pëlqime, nga 16 sa nevojiten nga institucione dhe mekanizma të ndryshëm vendor, me qëllim të përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm dhe marrjes së licencës për ta shpallë atë zonë me interes kombëtarë për biznes.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)