Ari, instrumenti më fitimprurës në Turqi
Ankara, 13 korrik - Ari ishte instrumenti financiar më fitimprurës në muajin qershor në Turqi, me 5,43% fitim i pasuar nga dollari amerikan me 2,60 për qind.
Instrumenti financiar që solli më shumë fitime në muajin qershor në Turqi ishte kallëpi i arit.
Investuesit në ar siguruan në një muaj 5,43 për qind fitim.
Arin e shoqëroi dollari amerikan me 2,60% fitim, dhe interesat e kursimeve në monedhën vendase me 1,23 për qind.
E vlerësuar në bazë viti bursa ishte instrumenti investues më fitimprurës me 45,39 për qind fitim.
Ndërsa euro ishte instrumenti i vetëm që e zhgënjeu investitorin në muajin qershor.
Investuesit në euro në muajin qershor pësuan një humbje në 0,49 për qind.